Welcome to your Trajnim7Mars

Duke qenë se kriteri i parë i përgjegjësisë penale të personave juridikë, është që vepra penale të jetë kryer nga një rreth i caktuar personash fizikë, të cilët i korrespondojnë punonjësve të personit juridik, lind pyetja se çfarë do të ndodhë në rast se vepra penale kryhet nga persona të cilët nuk kanë ndonjë marrëdhënie punësimi me personin juridik pra të cilët nuk janë punonjës të personit juridik, as de jure dhe as de fakto, por që e kryejnë veprën penale në dobi të personit juridik, pra kush do të mbajë përgjegjësi penale në këtë rast? Vetem personi juridik ne dobi te te cilit eshte kryer veprime juridik

A mban përgjegjësi penale në person që është thjesht i punësuar pranë personit juridik dhe kur nuk ka asnjë funksion drejtues?

Ligji ynë penal i përshtatet sistemit të përgjegjësisë penale të përgjithshme të personave juridikë, pra a mund të aplikohet ndaj personave juridikë përgjegjësia penale për kryerjen e cdo vepre penale?

Në mënyrë që vepra penale të konsiderohet e kryer në emër të shoqërisë, punonjësi i saj (i cili mund të jetë përfaqësuesi, administratori, anëtari i këshillit të administrimit, i këshillit mbikqyrës etj) duhet të ketë vepruar me patjetër brenda kompetencave që i takojnë në bazë të detyrës së tij në shoqëri ?

Konkurrimi i veprave penale:

Neni 3 i ligjit “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, parashikon ne permbajtje te tij se Personi juridik në kryerjen e veprës penale mund të veprojë si me dashje ashtu edhe nga pakujdesia.

Rrethi i personave fizikë, për veprimet e të cilëve personi juridik do të mbajë përgjegjësi penale si dhe kryerja e veprës penale në emër ose në dobi të personit juridik, janë kritere kumulative në pasjen e përgjegjësisë penale të personave juridikë.

Në rast se shoqëria është e dëmtuar, a mund të ngrihet akuzë edhe ndaj saj sipas ligjit për përgjegjësinë penale të personit juridik, patur në vemendje se neni 45 i K.Penal, kërkon që veprimi të jetë kryer në emër ose në dobi të shoqërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *