Welcome to your Trajnim 26 Janar

Një prej formave të njoftimeve për veprën penale “Pornografia” të parashikuar nga neni 117 I Kodit Penal është edhe ai që bëhet nga “Qendra Kombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar”(NCMEC), me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parimi i konsiderimit/vlerësimit nga organet proceduese i interesit më të lartë të të miturit në çdo process penal me të mitur zbatohet vetëm për të miturin në konflikt me ligjin.

Të dhënat dhe informacionet e regjistruara në regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, për autorët e krimeve seksuale, ruhen deri në ditën e vdekjes ose deklarimit si i vdekur të të dënuarit për krime seksuale.

Kodi ynë Penal a i garanton plotësisht të miturve mbrojtjen e integritetit të tyre seksual sipas Konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë?

Informimi në forma dhe mënyra të përshtatshme për moshën e tyre, të folurit rreth abuzimit seksual i mëson fëmijët për mekanizmat vetëmbrojtjës dhe të dinë ku të kërkojnë ndihmë.

Ligji nr.62/2022 “Për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale” synon parandalimin e ngacmimit, dhunës, abuzimit apo shfrytëzimit seksual vetëm të të miturve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.

A mund të ketë shfrytëzim seksual “on line” të fëmijëve, duke përfshirë dhe aktet që kryhen nëpërmjet transmetimit të tyre në kohë reale me aplikacione e platforma të ndryshme me pajisje elektronike?

Krimet seksuale “on line” prekin më së shumti madhoret.

Përgatitja e të miturit për intervistim nuk kërkon domosdoshmërisht një bashkëveprim dhe bashkëpunim në kohë reale dhe të vazhdueshme përgjatë gjithë procesit penal midis gjithë organeve të përfshira ligjërisht në procesin e drejtësisë penale për të mitur.

I mituri viktimë e veprës penale gëzon për aq sa është e mundur të njëjtat të drejta të parashikuara për të miturin në konflikt me ligjin.

Të gjitha fazat e intervistimit të një të mituri bazohen në faktorët: mjedis i përshtatshëm intervistimi, trajtim miqësor, komunikim, bashkëpunim dhe besim.

Intervistimi i të miturit viktimë e shfrytëzimit seksual ose dhunës seksuale nëpërmjet regjistrimit audio dhe video të deklarimeve të tij gjatë pyetjes në fazën e hetimit është e detyrueshme.

Hetimet e iniciuara nga Prokuroria për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të krimeve seksuale “on line” ndaj të miturve, bazohen vetëm në raportimet e prindërve të fëmijëve të abuzuar seksualisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *