Welcome to your Trajnim 26 Janar
Një prej formave të njoftimeve për veprën penale “Pornografia” të parashikuar nga neni 117 I Kodit Penal është edhe ai që bëhet nga “Qendra Kombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar”(NCMEC), me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dhënat dhe informacionet e regjistruara në regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, për autorët e krimeve seksuale, ruhen deri në ditën e vdekjes ose deklarimit si i vdekur të të dënuarit për krime seksuale.
Ligji nr.62/2022 “Për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale” synon parandalimin e ngacmimit, dhunës, abuzimit apo shfrytëzimit seksual vetëm të të miturve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.
Të gjitha fazat e intervistimit të një të mituri bazohen në faktorët: mjedis i përshtatshëm intervistimi, trajtim miqësor, komunikim, bashkëpunim dhe besim.
Hetimet e iniciuara nga Prokuroria për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të krimeve seksuale “on line” ndaj të miturve, bazohen vetëm në raportimet e prindërve të fëmijëve të abuzuar seksualisht.