Welcome to your Kazuse per Kontratat Administrative

Shoqeria tregëtare “A” ka lidhur një kontratë për furnizimin me mjete kancelarie me Bashkinë X, pas përfundimit të procedurave të prokurimit publik me vlerë 800.000 lekë. Kontrata nuk është lidhur në formën shkresore.

A është e vlefshme kontrata administrative e lidhur jo në formën shkresore në rastin konkret?

Shoqëria tregëtare A ka lidhur një kontratë administrative me Spitalin Rajonal të qytetit X për furnizimin me oksigjen. Kjo kontratë është lidhur pas përfundimit të procedurave të prokurimit publik, ku shoqëria tregëtare “A” ka dalë fituese. Mbas përfundimit të furnizimit me oksigjen sipas parashikimeve në kontratën e lidhur me shkrim midis palëve dhe pagimit të vlerës së mallit shoqërisë tregëtare sipas kontratës, Spitali Rajonal i qytetit X i kërkon shoqërisë tregëtare “A”  që të vazhdojë furnizimin me oksigjen për nevoja të spitalit deri në realizimin e prokurimit të ri për blerjen e këtij produkti nga Spitali Rajonal i qytetit X. Shoqëria tregëtare A vazhdon furnizimin me okigjen të Spitali Rajonal të qytetit X edhe për tre muaj, duke e marrë në dorëzim mallin komisioni i ngritur me urdhër të titullarit të Spitali Rajonal të qytetit X. Mbas furnizimit me oksigjen per tre muaj, shoqëria tregëtare A i kërkon Spitali Rajonal të qytetit X që ti paguajë vlerën e mallit të furnizuar për këto tre muaj sipas faturave tatimore të lëshuara nga shoqëria tregëtare A. Titullari i ri i Spitali Rajonal i qytetit X refuzon ti paguajë kësaj shoqërie tregëtare faturat e furnizimit me oksigjen për këto tre muaj me pretendimin se vlera e mallit të furnizuar për këto tre muaj (oksigjenit) nuk është prokuruar sipas ligjit dhe për rrjedhojë nuk mund t’ju paguhet.

Çfarë padie duhet të paraqesë në gjykatë shoqëria tregëtare A kundër Spitalit Rajonal të qytetit X, për të kërkuar vlerën e mallit të furnizuar për këto tre muaj ?

Shoqëria tregëtare X ka lidhur një marrveshje me shoqërinë tregëtare Y për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit publik të shpallur nga Autoritetit Rrugor Shqiptar për zgjerimin e një aksi rrugor kombëtar. Sipas kësaj marrveshje të lidhur midis dy shoqërive tregëtare, punimet do ti realizonte shoqëria tregëtare Y me mjetet e vëna në dispozicion nga shoqëria tregëtare X. Ky bashkim shoqërish tregëtare është shpallur fitues në këtë prokurim publik. Është lidhur kontrata administrative përkatëse midis shoqërisë tregëtare X dhe shoqërisë tregëtare Y (si bashkim opetarorësh) me autoritetin kontraktor. Gjatë zbatimit të kontratës, bashkimi i shoqërive tregëtare i sipërpërmendur ka pasur mosmarrveshje rreth kësaj kontrate administrative dhe në këto kushte Shoqëria tregëtare X i është drejtuar me padi gjykatës administrative, duke kërkuar detyrimin e autoritetit kontraktor të përmbushë detyrimin kontraktor të parashikuar në kontratën administrative të lidhur mes palëve sa më sipër u përmend.

Kush legjitimohet të paraqesë padi në gjykatë në të tilla rrethana?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *