Welcome to your Kazuse per aktin normativ

PADITËS: A. B PADITUR: KËSHILLI I BASHKISË KORÇË OBJEKTI: Shfuqizimin pjesërisht të aktit administrativ vendimit nr.9, datë 25.01.2017 “Për miratimin e planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë Korçë” të Këshillit të Bashkisë Korçë për ndërtimin e miratuar tek njësia KO/UB 459. Keshilli i Bashkise Korçe me vendimin Nr.9, date 25.01.2017 ka vendosur miratimin e planit te pergjithshem vendor te Bashksie Korçe. Sipas ketij plani te pergjithshem vendor, tek njesia KO/UB 459 eshte parashikuar te kete ndertim 4 kate. Paditesi ka ne pronesi te tij nje ndertese te ndertuar ne vitin 1924 ne kufi me njesine KO/UB 459 ku eshte parashikuar te kete ndertim 4 kate. Zona ku ndodhet objekti ne pronesi te pales paditese dhe njesia KO/UB 459 eshte zone historike ne qytetin e Korçes. Paditesi pretendon se vendimi nr.9, datë 25.01.2017 “Për miratimin e planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë Korçë” të Këshillit të Bashkisë Korçë eshte nje akt administrativ pjeserisht i kundraligjshem per pjesen ku eshte miratuar ndertimi 4 kate tek njesia KO/UB 459. Per kete pjese ky akt administrativ pretendon pala paditese, vjen ne kundershtim me ligjin nr.9048, datë 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, VKM nr.238, datë 23.03.2011 “Për shpalljen e qendrës historike të qytetit të Korçë dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj”.

Vendimi nr.9, datë 25.01.2017 “Për miratimin e planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë Korçë” të Këshillit të Bashkisë eshte akt administrativ individual, apo akt administrativ normativ?

PADITËSA: 1. K. J; 2. K. K I PADITUR: Këshilli i Qarkut Korçë OBJEKTI: Detyrimin e të paditurit për shfuqizimin e pjesshëm të aktit administrativ nr. 32 datë 25.03.2015 fq. 2, “Struktura Organizative e Administratës së Këshillit të Qarkut”, Kreu IV, pika 1, Sektori IMT, për pozicionin “Inspektori i nivelit të lartë në Inspektoriatin e mbrojtjes së tokës, rreshti “numri i punonjësve”, Inspektoriati i Mbrojtjes së Tokës 1 si akt nënligjor që bie ndesh me ligjin dhe Vendimin nr. 80 datë 28.01.2005 të K.M. Detyrimin për respektimin e numrit të punonjësve në Inspektoriatin e mbrojtjes së tokës 4 (katër) sipas përcaktimit në lidhjen nr. 1 të VKM nr. 80 datë 28.01.2015. BAZA LIGJORE: Neni 116 dhe 118 i Kushtetutës së Resh, Ligji 49/2012, Ligji 8652 datë 31.07.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, nenet 8c, 13/1, 54/1, 60/e, Ligji 10257 datë 25.03.2010, Ligji 152/2013 “Për nëpunësin civil”, ndryshuar me ligjin 178/2013, VKM 171/2014, VKM 80 /2015, kreu IV dhe lidhja nr. 1, Udhëzimi nr. 3 datë 14.04.2014 i Departamentit të Administratës Publike. Paditësit kanë ushtruar detyrën e inspektorit pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Korçë. Me vendimin nr. 32 datë 25.03.2015 “Mbi miratimin e strukturës organizative dhe klasifikimin e nivelit të ri të pagave të punonjësve të administratës së Këshillit të Qarkut dhe ndërmarrjeve të varësisë“, marrë nga Këshilli i Qarkut Korçë, është miratuar struktura e re organizative dhe niveli i pagave sipas kategorizimeve bashkëngjitur këtij vendimi. Konkretisht, me anë të këtij vendimi, është përcaktuar se në strukturën organizative të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Tokës pranë këtij Këshilli Qarku, në vend të katër inspektorëve që kishte organika e mëparshme të mbetej vetëm një. Një vendim i tillë është marrë pasi në zbatim të ligjit 160/2014 “Për Buxhetin e vitit 2015”, Këshilli i Qarkut ishte në pamundësi për të mbajtur të pandryshuar strukturën e IMT-së. Paditësit kanë kundërshtuar vendimin e mësipërm, për pjesën që i përket strukturës organizative të IMT-së Qarku Korçë.

Vendimi nr. 32 datë 25.03.2015 “Mbi miratimin e strukturës organizative dhe klasifikimin e nivelit të ri të pagave të punonjësve të administratës së Këshillit të Qarkut dhe ndërmarrjeve të varësisë“, marrë nga Këshilli i Qarkut Korçë eshte akt administrativ individual, apo akt administrativ normativ?

PADITËS: Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit E PADITUR: 1.Këshilli i Ministrave 2.Ministri i Brendshëm PERSON I TRETË: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë OBJEKTI: 1. Detyrimin e Këshillit të Ministrave të nxjerr aktet normative për zbatim të neneve 61 pika1, 67, 68, 69 pika 3, 70 pika 2, 71, 72 pika 2, 75 pika 1 shkronja q dhe pika 2, 81 pika 2 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit. 2.Detyrimin e palës së paditur të shpërblej dëmin moral paditësit në shumën 1(një) lekë. Paditësi “Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit”, me padinë objekt gjykimi ka kërkuar nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i cili ka hyrë në fuqi më datë 01.03.2015, në kushtet kur pala e paditur Këshilli i Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Ministri i Brendshëm kanë detyrimin ligjor sipas nenit 143 të këtij ligji që të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim të tij.

Cila eshte gjykata kompetente nga pikepamja funksionale per gjykimin e kesaj lloj padie?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *