Welcome to your Trajnim29Mars
A mund të konsiderohet si shkak për të vendosur rishikimin e një vendimi gjyqësor vendimi i Prokurorit për “pushimin e ndjekjes penale për shkak të parashkrimit të veprës penale”, nëse në pjesën arësyetuese ka argumentuar fallcitetin e një prove shkresore të vlerësuar vendimtare në vendimin gjyqësor civil objekt rishikimi?
Nëse gjykata e Apelit ka vendosur “mospranimin e ankimit për mungesë të shkaqeve që legjitimojnë ankimin”, cila është gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës për rishikim, gjykata e apelit që ka vendosur mospranimin apo gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin e ankimuar?
Nëse Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtimin e kërkesës për rishikim vlerëson se janë kushtet e rishikimit të vendimit, a mund të vijojë me prishjen e vendimit objekt rishikimi apo duhet të vendosë të vijojë gjykimin në seancë dëgjimore me praninë e palëve?