Welcome to your Trajnim 20 Shkurt 2023
“Arsye të veçanta”, sipas nenit 64 të K.Penal janë rrethana konkrete , të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe riintegrimin e të dënuarit në shoqëri.
A përfshihet ulja e dënimit e përfituar sipas nenit 75 të Ligjit nr.81/2020, në masën e dënimit të vuajtur, në kuadër të shqyrtimit të kërkesës për lirim me kusht?
A mund të përfitojë lirim me kusht, personi i dënuar më parë për kryerjen e një vepre penale me dashje, por që është rehabilituar?
Në rast kur gjykata vendos revokimin e vendimit për lirim para kohe me kusht, a mund të konvertohet periudha e provës së vuajtur në dënim me burg, sipas nenit 64 të K.Penal?
Sipas jurisprudencës të GJEDNJ-së, mungesa e një mekanizimi ndryshimi të rregulluar në ligj, nëpërmjet të cilit të dënuarit me burgim të përjetshëm t’i jepet mundësia për të fituar lirinë përbën trajtim çnjerëzor dhe poshtërues e për pasojë konsiderohet si shkelje e nenit 3 të KEDNJ-së?
A përbën shkelje të nenit 3 të KEDNJ-së, caktimi me vendim nga gjykata, i periudhës së sigurisë sipas nenit 65/a të K.P deri në kohëzgjatjen plotë të dënimit?
Sipas GJEDNJ-së, masat e ndërmarra nga autoritet legjislative, administrative dhe gjyqësore pas dhënies së vendimit përfundimtar të dënimit apo gjatë kohës së vuajtjes së tij që mund të ndryshojnë vetë qëllimin e dënimit, mund të bien në fushën e zbatimit të nenit 7 KEDNJ-së.