1. Shtetasi AB i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë i cili vuan dënimin në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, i parashtron kërkesën e tij gjykatës për ndihmë juridike jo me formular të miratuar por me shkrim dore. Kërkuesi shpjegon se kërkon të mbledhë dokumentacionin e nevojshëm të vjetërsisë në punë etj për tiu drejtuar më pas me kërkesë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar pension pleqërie.

 

2. Avokati i caktuar nga dhoma e avokatisë për të dhënë ndihmë juridike dytësore në një proces gjyqësor civil një personi që është me cilësinë e palës paditëse, e orfon këtë ndihmë në një mënyrë dukshëm joprofesionale. Gjyqtari pasi e konstaton këtë fakt si duhet të veprojë:

 

3. I mituri 17 vjeçar kërkon të paraqesë kallzim penal me cilësinë e viktimës të dhunës në familje dhe për këtë arsye kërkon ndihmë juridike. Provohet se prindërit e tij kanë të ardhura të mjaftueshme për të siguruar ndihmën e një mbrojtësi me pagesë, por edhe i mituri ka të ardhurat e tij pasi punon në punë sezonale gjatë kohës së pushimeve verore. A duhet pranuar kërkesa për ndihmë juridike falas në këtë rast?

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *