Shtetasi N.J ka qenë në mardhenie pune si inspektor prane nje drejtorie rajonale te Autoritetit Kombetar te Ushqimit. Ai eshte konfirmuar si nepunes civil ne kete pozicion pune me vendim te organit kompetent. Komisioni Disiplinor prane AKU nis nje procedim disiplinor ndaj shtetasit N.J dhe ne perfundim vendos, dhenien ndaj tij te mases disiplinore te „Largimit nga sherbimi civil“. Shtetasi N.J paraqet padi ne gjykaten administrative ndaj Autoritetit Kombetar te Ushqimit ku kerkon shfuqizimin e vendimit te komisionit disiplinor te siperpermendur dhe rregullimin e pasojave juridike qe kane te bejne me rikthimin ne detyre te shtetasit N.J si dhe pagimin e pages deri ne momentin e rikthimit ne detyre. Kerkimet e tij shtetasi N.J i bazon ne ligjin Nr.152/2013 te ndryshuar „Per Statusin e nepunesit civil“. Gjate gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e shkalles se pare, ndryshon akti normativ qe parashikonte qe mardheniet e punes se inspektoreve te AKU rregullohen nga ligji Nr.152/2013 i ndryshuar. Ne kete menyre gjate gjykimit ndryshon ligji qe e rregullon mardhenien juridike te punes se inspektoreve te AKU-se nga ligji Nr.152/2013 „Per Statusin e nepunesit civil“, tashme eshte Kodi i Punes ai qe i rregullon keto mardhenie juridike te punes. Pyetja: Cilin ligj duhet te zbatoje gjykata per te zgjidhur kete mosmarrveshje?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *