Shtetasi A.Z ka aplikuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës dega rajonale ku ka vendndodhjen e pronës, për të kryer regjistrimin fillestar të pronave të fituar me aktin e marrjes së tokës në pronësi të vitit 1992. ASHK ka refuzuar me vendim në vitin 2019 regjistrimin e kësaj AMTP-je, për arsye se Komisioni i Ndarjes së Tokës në fshat ka tejkaluar normën për frymë në sipërfaqen e dhënë në pronësi kësaj familje bujqësore të përfaqësuar nga ky shtetas. Shtetasi A.Z ka paraqitur në gjykatë padi ku ka paditur ASHK duke kërkuar: 1. Shfuqizimin e vendimit të ASHK-së për refuzimin e regjistrimit fillestar të pronave të tij të përfituar me AMTP; 2. Detyrimin e palës së paditur ASHK të regjistrojë pronat e fituara me këtë AMTP. Pyetje: Cili është ligji që duhet të zbatojë gjykata për zgjidhjen e kësaj mosmarrveshje:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *